AKTUALITET, 30 Nëntor 2019, 13:10

Sarandë, tenton të kalojë kufirin me 5 kg heroinë, prangoset 51 vjeçari

Sarandë, tenton të kalojë kufirin me 5 kg heroinë, prangoset


Sekuestrohen 5 kg lëndë narkotike të dyshuar heroinë në pikën kufitare të Qafë Botit në Sarandë.

“Pas analizës së riskut për një automjet të dyshimtë në Pikën e Kalimit Kufitar Qafë Botë, se mund të transportonte lëndë narkotike menjëherë e kanë kaluar në vijë të dytë për kontroll të imtësishëm dhe të specializuar.

Menjëherë u njoftuan Specialistët për Hetimin e Narkotikëve, ku pas të kontrollit të detajuar në vijën e dytë, në automjetin tip “Volkswagen” u konstatuan 12 pako me lëndë narkotike e dyshuar si heroinë, me peshë totale 5 kilogramë”, informoi sot policia.

Në vijim të veprimeve procedurale, policia arrestoi në flagrancë drejtuesin e mjetit, shtetasin Q.S., 51 vjeç, banues në Sarandë, për veprat penale “Trafikimi i lëndëve narkotike, e mbetur në tentativë”.