TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Pas arrestimit të grupit të Bajrajve, shumëkush mendoi se Shkodra do të gjente qetësi, por e kundërta ka ndodhur. Që prej qershorit të vitit 2018, qyteti verior nuk po gjen qetësi.
Në 6 muaj të vitit 2018 janë vrarë 7 persona, ndërkohë që 2 të tjerë janë zhdukur.
Ndërkohë që brenda 5 ditëve kanë ndodhur 3 vrasje dhe 1 plagosje.
Të shtunën u vra tek Kodrat e Liqenit, Haxhi Baçinovski, Jurgen Kurti u ekzekutua poshtë banesës së tij dy netë më parë, ndërkohë që sot u vra në Shkodër biznesmeni Ferdinand Polia, i njohur ndryshe si Nard Polia, shkruan Dosja.al.
Shkodra rikthehet fuqishëm në skenën e ngjarjeve kriminale pas gati katër muajve qetësi.
Saga e ngjarjeve kriminale në Shkodër përgjatë vitit 2018
Në 18 qershor u vra biznesmeni Mehdi Kavaja
Në 15 korrik u vranë ish-polici Boran Bërcana dhe bashkëjetuesja e tij Silvi Ndoci
Në 10 gusht u vra Fatbardh Lici, kunati i biznesmenit Lulzim Kulla
Në 23 gusht u zhduk Agron Mollaj dhe Gëzim Hysa, dajë dhe nip
Në 27 gusht u vra Prendush Fusha
Në 1 shtator u vra biznesmeni Arjan Ferracaku
Në 14 nëntor u vra Fatos Ferracaku, tregtar peshku kushëriri i Arjanit
Viti 2019
Më 20 mars 2019, ekzekutohet biznesmeni Ferdinand Polia
Tiranë, Mars 2019
14 mars 2019, plagoset tek Komuna e Parisit, 26-vjeçari Enea Keqi
16 mars 2019, u vra tek Kodrat e Liqenit Haxhi Baxhinozi
18 mars 2019, vritet poshtë shtëpisë menaxheri i VIP-ave, Jurgen Kurti.
