AKTUALITET, 7 Prill 2019, 18:10

Aksidenti tmerron dëshmitarët, makina ‘futet’ brenda në pub (Foto)

Disa foto tregojnë aksidentin e ndodhur ku një makinë u përplas në mënyrë ballore me një pub në Liverpool, Angli.

Makina tip Opel Corsa gjithashtu goditi një shtyllë drite dhe një makinë tjetër.

Më pas me shpejtësi kaloi rugën dhe u përplas në pubin ‘Wetherspoons’ thojnë dëshmitarët e tmerruar.

Fatmirsisht, të gjithë këmbësorët dhe darkuesit në tavolinat pranë dritares nuk u dëmtuan.

Ambulancat, policia dhe zjarrëfikëset erdhën me shpejtësi në vendin e ngjarjes.

Njerëzit që ndodheshin aty rrotull gjithashtu raportuan se shoferi i makinës nuk ishte në gjendje të mirë.

Makina pësoi dëmtime të mëdha, gjithashtu dhe vitrina e pubit, i cili është i mbyllur për një ditë që t’i hapë rrugë mbylljes së hetimeve.