LIFESTYLE, 8 Shtator 2018, 11:19

Sa para ke fituar nga koncertet? Arilena Ara tregon të vërtetën

Sa para ke fituar nga koncertet? Arilena Ara tregon të vërtetën

Nëntori ishte ‘çelësi’ për të hapur çdo derë suksesi dhe tani ajo ka fatin të bëjë ëndrrën e saj realitet: që zëri i saj të dëgjohet nga të gjithë. Arilena Ara është ndër ato këngëtare dhe vajza të showbiz-it shqiptar e cila ka qëndruar larg vëmendjes së mediave për sa i përket jetës së saj private.

Në një intervistë për ‘Class’ Arilena është pyetur edhe se si kanëqenë financat e kësaj vere, por pa dyshim ajo ka dhënë një përgjigje që pritej nga të gjithë ne.

Gazetarja: 'Sa para ke fituar këtë verë?'

Arilena: Unë besoj që, pasuria më e madhe për një artist është PUBLIKU, sepse publiku i jep zë këngëve të tua, dhe jetë muzikës tënde! Prandaj, nuk kam pasur asnjëherë dëshirë të flas për shifra.