LIFESTYLE, 8 Janar 2018, 12:11

Sa kohë i duhet një shqiptari që të bëjë 1 milion dollarë?

Sa kohë i duhet një shqiptari që të bëjë 1 milion

Një raport i fundit tregon se sa kohë do të na duheshin ne për të bërë 1 milion dollarë.

Dhe e dini se sa? Plot 2 shekuj, e 19 vite e 11 muaj. Sipas të dhënave të marra nga UNECE (një prej organizatave të Kombeve të Bashkuara), paga mesatare në Shqipëri përllogaritet rreth 379 dollarë, apo 4,548 dollarë në vit. Me këto nivele, më shumë se dyqind vjet do t’i duheshin një shqiptari për të pasur milionin e parë, duke u renditur kështu të fundit ndër vendet e marra në shqyrtim.

Në Amerikë, një individi do t’i duhen mesatarisht 17 vjet për të pasur milionin e parë, ndërsa të ardhurat mujore sipas UNECE llogariten të jenë 4,800 dollarë.

Vendet e Europës Perëndimore kryesojnë në renditje, për sa i përket kohës më të vogël për të bërë 1 milion dollarë. Në vende si Gjermania, Franca, Mbretëria e Bashkuar dhe Holanda duhen më pak se 25 vite. Në shtetet fqinje si Italia dhe Greqia, milioni i parë kërkon përkatësisht 31 dhe 51 vjet.

Vendet e Europës Juglindore, postkomuniste, kërkojnë më shumë, madje shekuj, që një individ me të ardhura mesatare të bëjë një milion dollarë.