AKTUALITET, 23 Qershor 2021, 12:04

Pini ujë rregullisht dhe shmangni oraret e vapës, këshillat që duhen ndjekur për tu mbrojtur nga i nxehti

Me rritjen ekstreme të temperaturave që po përjeton Shqipëria këto ditë, për shkak të një vale të nxehti me origjinë nga Afrika, duhet pasur shumë kujdes për të shmangur orët e pikut dhe për të qenë të hidratuar.

Ministria e Shëndetësisë dhe Instituti i Shëndetit Publik kanë publikuar disa këshilla, të cilat duhet t’i respektoni gjatë valës së të nxehtit.

Rregulli numër një, pini ujë rregullisht, ndërsa nëse puna juaj nuk është në ambient të hapur, përpiquni të shmangni daljet jashtë gjatë orëve më të nxehta të ditës.

Nëse nuk ndiheni mirë, duhet të lëvizni menjëherë në një ambient të freskët, e nëse simptomat përkeqësohen, konsultohuni me mjekun tuaj.

Ndiqni udhëzimet e tjera:

Shenjat e rrezikut gjate nje vale te nxehti jane:

Ngerce, lidhje jo e zakonte,

dhembje koke.

temperature mbi 38 grade

marrje mendsh apo te perziera

konfuzion mendor