AKTUALITET, 25 Qershor 2020, 17:05

Rusi/ Gjatë 24 orëve regjistrohen 7113 infektime dhe 92 vìktima nga Covid-19

Rusi/ Gjatë 24 orëve regjistrohen 7113 infektime dhe 92 vìktima

Numri i infeksioneve në Rusi vijon të rritet ndjeshëm çdo ditë. Autoritetet shëndetësore kanë njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 7113 raste të reja duke e çuar në në total numrin e të prekurve në 613,994 persona.

Gjithashtu sipas të dhënave në vend së fundmi kanë humbur jetën 92 njerëz dhe numri në total i viktimave ka shkuar në 8605 persona.

Që nga fillimi i pandemisë deri më tani janë shëruar 375,164 pacientë sakaqë në gjendje të rëndë për jetën janë 2300 të tjerë.