AKTUALITET, 31 Tetor 2020, 16:23

Rritet numri i viktimave nga COVID-19, humbin jetën shtatë pacientë, 241 raste pozitive në 24 orët e fundit

Rritet numri i viktimave nga COVID-19, humbin jetën shtatë

Rritet numri i viktimave në vend nga COVID-19. Ministria e Shëndetësisë raportoi sot shtatë vdekje në 24 orët e fundit. Nga ana tjetër ka rënie të rasteve të reja, 241 pozitivë në 1260 të testuar.

Aktualisht sipas MSH në spitalet COVID janë të shtruar 301 pacientë. Ndërkohë numri i të shëruarve në 24 orët e fundit është 92.

COVID-19 – Statistika (31 Tetor 2020)

Raste të reja ditore 241

Të shëruar ne 24 orë 92

Të shtruar në spitale 301

Humbje jete në 24 orë 7

Testime ditore 1260

Testime totale 125,220

Raste pozitive 20,875

Raste të shëruara 11,189

Raste Aktive 9,177

Humbje jete 509