AKTUALITET, 31 Tetor 2020, 14:42

Makina përplaset me trafikndarësen në Durrës dhe përmbyset, plagoset shoferi

Makina përplaset me trafikndarësen në Durrës dhe

Një aksident automobilistik ka ndodhur në Durrës. Ngjarja ka ndodhur në unazën e Shkozetit.

Mësohet se një makinë tip “Ford” me targa AA568ZO është përfshirë në aksident. Mjeti është përplasur me trafikndarësen e betonit dhe është batuar.

Si pasojë ka mbetur i lënduar drejtuesi i automjetit. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe ka nisur nisu hetimet për zbardhjen e plotë