AKTUALITET, 21 Prill 2020, 11:39

Ndryshime në burgje, drejtori i burgut të Drenovës komandohet në Rrogozhinë, ja kush e zëvendëson

Ndryshime në burgje, drejtori i burgut të Drenovës komandohet


Drejtori i Burgut në Drenovës, Genci Fejzollari është larguar nga ky post për t’u komanduar drejtues në burgun e Rrogozhinë.

Ndërkohë, në krye të burgut të Drenovës është vendosur, Altin Gusho, i cili ishte shef i sigurisë së lartë në këtë burg. Nuk dihet ende pse janë bërë këto lëvizje në burgje.

Më herët në burgun e Rrogozhinës një jurist rezultoi pozitiv me COVID-19 dhe më pas u vetëizoluan drejtori bashkë me dy punonjës të tjerë.