AKTUALITET, 25 Tetor 2020, 11:38

Rreziku nga koronavirusi, Conte firmos dekretin për masat e reja, restorantet do të mbyllen

Rreziku nga koronavirusi, Conte firmos dekretin për masat e reja,


Italia ka shtrënguar dhe më tej masat kundër koronavirusit, pas rritjes galopante që kanë pësuar shifrat e rasteve të reja dhe viktimat.

Kryeministri Giuseppe Conte pak minuta më firmos dekretin e ri për masat e reja anti-COVID-19.

Masat e reja do të hyjnë në fuqi ditën e hënë më 26 tetor dhe do të qëndrojnë të paktën deri më 24 nëntor.

Baret dhe restorantet do të mbyllen pas orës 18:00. Gjithashtu pas orës 18:00 do të mbyllen palestrat, kinematë dhe kalçetot.

Nuk do të lejohen grumbullime njerëzish në vende të hapura dhe të mbyllura.

Sipas mediave italiane qeveria e Conte-s shumë shpejt ka gati paketën ndihmëse nga 1.5-2 miliardë euro për kategoritë më të prekura nga masat.

Kujtojmë që në 24 orët e fundit në Itali u shënuar mbi 19 mijë raste të reja me Covid-19, më saktë 19.644, nga të cilët ndërruan jetë 151 persona.