TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ditën e sotme naftëtaret e Ballshit ndodhen në ditën e njëmbëdhjetë të grevës së urisë, ndërkohë gjendja e tyre shëndetësore vazhdon të rëndohet.
Gratë shprehen se nuk do të dalin nga greva derisa të marrin pagat e tyre.
“Nuk duam lëmoshë, por duam lekët tona. Për bukën e familjes nuk negociohet. Do ta vazhdojmë grevën. Nuk kemi ku të shkojmë. Duhet të na japin lekët që të ushqejmë fëmijët tonë. Rama thotë negocio për bukën e gojës, kjo është e pamundur.”, janë shprehur naftëtaret.
Naftëtarët e Ballshit kanë dalë në protestë prej afro një muaji, ku protestojnë për të marrë pagat e tyre të prapambetura dhe rifillimin e punës, por zëri i tyre nuk është dëgjuar dhe kështu morën aktin ekstrem.
Fillimisht u futën në grevë burrat naftëtarë dhe më pas këta u zëvendësuan nga gratë, pasi u rëndua gjendja e tyre shëndetësore.
Pak ditë më parë, kreu i sindikatës Sokol Dautaj së bashku me disa naftëtarë zhvilluan një takim me përfaqësuesit e uzinës së përpunimit të naftës në Ballsh, por takimi nuk ka përfunduar me sukses.
Sipas Dautajt në takim u dhanë vetëm premtime boshe.
Ndërkohë kryeministri Edi Rama iu bën thirrje që të dalin nga greva dhe menjëherë ai do të shkojë tek ata për të biseduar. Kjo thirrje e kryeministrit nuk pranohet nga grevistët.