TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Tre shoferë janë arrestuar për tejkalim të shpejtësisë dhe drejtim makine në gjendje të dehur.
Nga kontrollet me radarë dhe dragera sipas policisë mbrëmjen e djeshme janë pezulluar në Tiranë njëmbëdhjetë leje drejtimi për shpejtësi që varionin nga 139 km/h deri në 176 km/h.
Policia paralajmëron se kontrolli po vijon në terren me efektivë të planifikuar enkas në zonat me rrisk për aksidente rrugore, me qëllim rritjen e sigurisë në rrugë dhe parandalimin e ngjarjeve rrugore që vijnë si pasojë e shpejtësisë mbi normat e lejuara dhe drejtimit te mjeteve nën efektin e alkoolit.