AKTUALITET, 1 Korrik 2019, 21:39

Rrethi me një kandidat për kryetar Bashkie, numërohen 2 mijë vota të pavlefshme



Vijon procesi i numërimit të votave në elbasan ku deri më tani, sipas shifrave zyrtare të njoftuiara nga Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve rezulton se Gledian Llatja, kandidati i vetëm në garë për kreun e bashkisë së këtij qyteti ka marrë 37 956 vota.

Dri më tani në këtë Rreth janë numëruar 231 kuti n235 që është totali, pra mbeten edhe 4 të tjera.

Ndërkohë po vijon puna edhe për numërimin e votave për kandidatët që garojnë për vendet e Këshillit Bashkiak të cilat momentalisht janë sin ë tabelën e mëposhtme.

Nga ana tjetër, KZAZ-të në këtë qytet nuk kanë pranuar të japin shifra rreth votave të pavlefshme që kanë dalë nga kutitë e votimit por sipas informacioneve jo zyrtare bëhet fjalë për reth 2 000 të tilla.