TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kryedemokrati Lulzim Basha në një deklaratë urgjente për shtyp ka rikonfirmuar sërish betejën e tij kundër kryeministrit Edi Rama.
Sipas Bashës, beteja ndaj Ramës vijon dhe ai duhet të largohet dhe të hetohet për manipulimin e procesit zgjedhor.
“Beteja jone vazhdon edhe me e forte edhe me e vendosur. Qëndrimi ynë për Edi Ramën nuk ndryshon: Edi Rama duhet të largohet dhe të hetohen te gjithe ata qe janë kapur duke manipuluar zgjedhjet me krimin. Dhe 30 qershori tregoi se me Edi Ramen nuk ka dhe nuk mund të kete zgjedhje te lira dhe te ndershme. Edi Rama duhet refuzuar siç e refuzuat ju. Ai nuk mund të jetë më pjesë e asnjë hapi drej të ardhmes. Bashkë me të Duhet të largohen dhe të gjithë qeveritarët e korruptuar. Dhe të inkriminuar Duhet që të gjithë të dalin para drejtësisë. Tani, ndryshimi është prioriteti ynë politik,”-tha Basha.