TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kryetari i PD, Lulzim Basha, u shpreh gjatë një konference për shtyp se 85% e shqiptarëve refuzuan dje Edi Ramën dhe votimet njëpartiake. Basha tha se PD dhe opozita kanë dalë më të fortë nga 30 qershori, ndërsa qytetarët me refuzimin e votimeve, treguan se duan ndryshimin.
“85% e shqiptarëve refuzuan regjimin e krimit dhe grabitjes. 85% e shqiptarëve refuzuan Edi Ramën dhe treguan se duan ndryshimin. Jo vetëm ndryshimin politik, por ndryshimin e vërtetë që nis me ndryshimin e sistemit, garantimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.
85% e shqiptarëve, demokratë, socialistë, të paparti treguan se kurrë më krimi nuk duhet të diktojë politikën. Kurrë më krimi të mos ulet në parlament dhe të zërë vend në qeverisje. Dje dështoi plani i Edi Ramës për votime njëpartiake, shqiptarët e refuzuan atë dhe mercenarët e tij.
Farsa dështoi. PD doli më e fortë dhe më e bashkuar nga 30 qershori. Opozita doli më e forta dhe sot si shqiptarë jemi më të bashkuar dhe më të fortë. Edi Rama doli më i dobët. PS sot është shkatërruar nga Edi Rama“, tha Basha.
Basha iu referua edhe gjetjeve të raportit paraprak të ODIHR, të cilat sipas tij treguan se votimet ishin të paligjshme.