TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Rei Manaj është duke ëndërruar. Dhe në fakt, sulmuesi i Kombëtares nuk ka aspak faj pasi në ditën e djeshme është stërvitur me ekipin e parë të Barcelonës.
Trajneri Kike Setien vendosi që në seancën e djeshme stërvitore para ndeshjes me Levanten në Kupën e Mbretit të shihte nga afër edhe disa lojtarë nga Barcelona B.
Mes tyre ishte edhe Manaj, kështu 22-vjeçari shqiptar ka shijuar nga afër magjinë e Lionel Mesit dhe yjeve të tjerë katalanas.
Ndërkohë në Isntagramin e tij, lushnjari ka postuar një foto nga stërvitja me ekipin e parë të blaugranave, ndërsa shkruante: “Duke ëndërruar”.
Ndërkohë, sot një kuriozitet më vete është lista e lojtarëve të grumbulluar për sfidën ndaj Levantes, për të parë nëse aty do jetë edhe emri i Rei Manaj.
Sulmuesi u transferua këtë merkato nga Albasete drejt ekipit B të Barcelonës, megjithatë Manaj do kërkoj të shfrytëzoi në maksimum mundësitë drejt ekipit të parë, duke pasur parasysh mungesën e Luis Suarez.
