AKTUALITET, 29 Korrik 2021, 19:59

“Kishte sinjalizime”, gazetarja jep detajet nga operacioni në Portin e Durrësit: Policia kërkoi për disa orë me radhë në konteinerë, kokaina vjen nga Amerika Latine

“Kishte sinjalizime”, gazetarja jep detajet nga operacioni në


Gazetarja Klodiana Lala ka raportuar detaje të reja për BalkanËeb lidhur me sasinë prej 7.25 kg kokainë të kapur në Portin e Durrësit.

Mësohet se fillimisht pati sinjalizime dhe më pas Policia zhvilloi kontrolle për disa orë në konteinerët e “Alba Exotic Fruit’’.

Droga vjen nga Amerika Latine, teksa deri tani nuk ka të dyshuar apo të arrestuar. Hera e katërt që kjo kompani vihet në shënjestër të operacioneve policore, teksa kjo është hera e tretë që i kapet kokainë në konteiner.