LIFESTYLE, 17 Janar 2018, 15:11

Javët e fundit të shtatzënisë për Amin

Javët e fundit të shtatzënisë për Amin

Amarda Toska është në pritje të ëmbël. Lajmin e bukur të shtatzënisë e dha vetë bashkëshorti i saj Ermal Mamaqi, i cili zbuloi se së shpejti do të bëhen prindër të një vajze.

Edhe pse në javët e fundit të shtatzënisë, fotot nuk mungojnë në rrjetet sociale. Aktualisht Ami dhe Ermali ndodhen me pushime dimërore, nga ku kanë publikuar disa foto me borë.

E veshur me një xhup të kuq, me kapuç të bardhë dhe një palë syze, Ami pozon pranë Ermalit, më në formë se kurrë.

Ajo duket se po i shijon këto ditë, ndryshe nga shumë gra shtatzëna që nuk preferojnë të ekspozohen në javët e fundit.

Çifti i njohur kanë edhe një djalë, Joelin, ndërsa priten të gëzohen shumë shpejt me një vogëlushe. Deri atëherë, le të shijojmë këto foto.

[gallery ids="57464,57465,57466,57467"]