LIFESTYLE, 24 Maj 2018, 09:40

Rikthehet kënga “Madam” e Mozzik, ja ku mund ta dëgjoni

Pas largimit nga studioja muzikore On Record, Mozzik publikoi klipin e parë që u prit mjaft mirë dhe madje arriti deri në 7 mln klikime në Youtube.

Kënga “Madam” me një klip mjaft atraktiv, ku shfaqej reperi me të dashurën, rrëmbeu zemrat e adhuruesve pas një mungese të tij në tregun muzikor.

Por shumë shpejt On Records ndërpreu suksesin e jashtëzakonshëm të kësaj kënge duke e fshirë nga Youtube, për të drejtat e autorësisë.

Reperi shqiptar me sa duket e ka gjetur një zgjidhje dhe kënga është rikthyer në kanalin e tij në Youtube.

https://youtu.be/vyy-FyxLWq4

Studioja muzikore është ende në proces gjyqësor me dy vëllezërit Mozzik dhe Getinjon, pas largimit të këtyre dy të fundit dhe prishës së njëanshme të kontratës.