LIFESTYLE, 23 Maj 2018, 14:17

Flori dhe Elvana flasin me mesazhe të koduara? Fansat- këngëtares: “Po digjesh për të!”

Fansat e këngëtarëve Elvana Gjata dhe Flori Mumajesit kërkojnë rikthimin e një prej çifteve më të pëlqyera të showbiz-it shqiptar.

Lidhja e tyre nuk u konfirmua asnjëherë nga palët, e megjithatë të gjithë i shihnin si një çift të dashuruarish sa herë që shfaqeshin bashkë.

Por postimet e fundit të dy këngëtarëve, i kanë bërë fansat të mendojnë se Elvana dhe Flori po komunikojnë me njëri-tjetrin me mesazhe të koduara.

Në fillim ishte Flori ai që publikoi cover-in e këngës së Aurela Gaçes,  “Të dua”. Më pas  Elvana publikoi një foto shumë të ngjashme me atë të Florit me shprehjen: Ku vajti?? Dashuria??

Postimi i saj pati reagime të shumta nga fansat që mendojnë se kjo ishte një përgjigje ndaj cover-it romantik të Florit:

“Pse më duket si përgjigje e cover-it që ka bërë Flori te postimi i fundit”?

“S’e di pse me ngjan me një foto të Florit kjo”.

“A po të mungon Florii oj shpirtoo ai është më i miri Shqipriiii”.

“Po te Flori vajti dashuria, je tu u djeg akoma për Florin”.

Ndërkohë, Elvana pritet të publikojë këngën më të re dhe që tani e mendojmë se do të jetë një baladë e bukur dashurie. Kujt t’ia ketë dedikuar?