LIFESTYLE, 23 Maj 2018, 11:22

Kush është këngëtarja milionere shqiptare që e ëma i punon shitëse?

Vajzat shqiptare kanë rezultuar shumë të afta dhe të talentuara në arenën ndërkombëtare. Këngët e tyre janë bërë hite dhe kohët e fundit, zëra të rinj kanë dalë në skenë, mes së cilëve Rita Ora, Dua Lipa, Bebe Rexha, Era Istrefi, Bleona, Dafina Zeqiri etj.

Ato kanë një jetë të kënaqshme dhe janë gjithmonë e më shumë në kërkim të suksesit, edhe pse vlerat monetare nuk u kanë munguar kurrë.

Jetojnë të pavarura nga prindërit, por deri më tani, të gjithë i kanë mbështetur dhe ato kanë qenë pranë prindërve të tyre kur ka qenë nevoja.

Megjithatë, ndonëse ajo është momentalisht një nga këngëtaret më të paguara dhe pasuria e saj është e madhe, nëna e saj punon si një shitëse në një dyqan make-up-i.

E kemi fjalën për nënën e Bebe Rexhës. Këtë gjë e ka zbuluar pak më parë vetë Bebe nëpërmjet disa postimeve që ka bërë në profilin e saj në instastory.