AKTUALITET, 30 Mars 2020, 11:21

Koronavirusi/44 të shëruar. Harta zgjerohet në Tiranë, Fier, Shkodër, Tropojë dhe Korçë

Koronavirusi/44 të shëruar. Harta zgjerohet në Tiranë, Fier,


Rritet bilanci i te prekurve me koronavirus në vendin tonë. Në një komunikim për mediat, drejtoresha e Institutit të Shëndetit Publik, Albana Fico deklaroi se në 24 orët e fundit janë zbuluar 11 raste të reja, ndërsa në total janë 223 persona të prekur nga virusi vdekjeprurës.

"Kemi 4 të shëruar në 24 orët e fundit dhe deri tani kemi 44 të shëruar pas testeve të kontrollit të kryera kanë rezultuar negativë," tha ajo.

Harta e të prekurve nga COVID-19 zgjerohet në Tiranë, Fier, Shkodër, Tropojë dhe Korçë, përveç rasteve të zbuluar për të cilat po kryhet hetimi epidemiologjik dhe ku po punohet me shumë intesitet nga epidemiologët për gjurmimin e kontakteve të rasteve pozitive dhe ndërprerjen e zinxhirit të transmetimit të infeksionit.

Në shërbimin infektiv aktualisht janë 74 të shtruar. Prej tyre 7 janë në terapi intensive nga të cilët 4 janë të intubuar. Pjesa tjetër e të shtruarve në pavion janë në gjendje të stabilizuar deri në këto momente.

Ndërkohë në spitalin COVID 2 “Shefqet Ndroqi” kemi një pacient të shtruar.

Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive, është si vijon:

- Tiranë 124 raste

- Durrës 14 raste

- Lushnje 4 raste

- Elbasan 5 raste

- Fier 23 raste

- Kavajë 4 raste

- Rrogozhinë 2 raste

- Korçë 14 raste

- Vlorë 5 raste

- Shkodër 7 raste

- Lezhë 5 raste

- Berat 1 rast

- Has 2 raste

- Krujë 5 raste

-Tropojë 4 raste

- Pukë 3 raste

- Mirditë 1 rast