LIFESTYLE, 27 Janar 2018, 13:54

Politikani i njohur "hap zemrën": Romanca me kolegen për pak sa më shkatërroi martesën

Politikani i njohur "hap zemrën": Romanca me kolegen për pak

Një prej ministrave më të përfolur në Britani, Gavin Williamson ka treguar se për pak sa nuk ka shkatërruar martesën e tij për shkak të një lidhjeje me kolegen.

Gavin ka folur për The Indipendent ku ka thënë se vite më parë ka pasur një romancë me kolegen gjatë kohës kur gruaja e tij sapo kishte lindur djalin e parë.

Ai tha:

Për shkak të punës duhej të takoja shumë njerëz. Kam pasur marrëdhënie të mira me të gjithë, por me njërën kolege filloi të ndodhte diçka më shumë. Duhej të udhëtoja me të e të kalonim shumë kohë në kompani pranë njëri tjetrit, marrëdhënia u kthye në flirt dhe shumë herë jemi puthur. Por shyqyr nuk shtoi më tej. Ishte një gabim i tmerrshëm dhe mbaroi papritur, ashtu siç filloi. Familja ime do të thotë gjithçka për mua dhe për pak shkatërrova gjithçka. Kurrë nuk do e kuptoj se si gruaja arriti të më falte, por i them çdo ditë vetes se sa me fat jam që dashuroj dhe ndihem i dashuruar me një person kaq të mahnitshëm sa gruaja ime."

Ministri i kabinetit tha se pasi puthi kolegen e tij në disa raste, u pendua dhe gruaja në fund e fali. Kjo ka ndodhur kur ai punonte si menaxher në një kompani. Tashmë Williams, ish shefi i Tory po kërkon të pastrohet nga historitë e të marrë sërish në kontroll lidershipin, ndërkohë që Doëning Street është në dijeni.

Williamson fitoi pozicionin Sekretar i Mbrojtjes në nëntor, pasi paraardhësi i tij, Sir Michael Fallon, u detyrua të japë dorëheqjen mes akuzave për sjellje të papërshtatshme ndaj grave.