LIFESTYLE, 18 Qershor 2020, 22:26

Rezultoi pozitiv me koronavirus/ Florian Binaj: U shqetësova, nuk e prisja të isha i infektuar. Tamponin e bëra sepse…


Aktori i njohur i humorit, Florian Binja, konfirmoi sot se ka rezultuar pozitiv me koronavirus.

Lajmin Binaj e bëri të ditur nëpërmjet një postimi në facebook, ndërsa i ftuar në emisionin “Open”, ai tha se nuk ka simptoma dhe se ishte shqetësuar kur kishte marrë përgjigjen se ishte pozitiv me COVID-19, pasi nuk e priste.

Ai shton se tampnonin e kishte bërë pasi kishte patur temperaturë, të cilën e kishte menduar si simptomë të një ftohje të lehtë që mund ta kishte marrë në plazh, ku kishte qenë javën e kaluar

Megjithatë, aktori  thekson se ndodhet në gjendje të mirë dhe në izolim.

Jam shumë mirë, po kryej këtë dënim për krim të pakryer, arrest shtëpie, por nuk kam asnjë simptomë.

Bëra tamponin e famshëm, pa patur shenja, se javës që kaloi isha në plazh dhe pata një temperaturë se u ftoha, se s’kisha xhup me vete, dhe për këtë u bëra merak.

Mendova ta bëj për hir të punës dhe familjes, dhe e prita përgjigjen me qetësinë më të madhe.

Dhe kur mora përgjigjen sot, më thanë ke dalë pozitiv, u shqetësova se nuk e prisja por po e kaloj shumë mirë, organizmi im po tallet në një farë mënyre.

Familja ime është mirë, e bëri babai testin doli negativ. Kam dhe hallin e kolegëve të punës, në punë i ruajmë distancat, sa do që jemi trupë e madhe. I kemi ruajtur të gjitha distancat që ka urdhëruar qeveria.

Nuk kam filluar asnjë lloj mjekimi. Fatkeqësisht nuk do jem në Portokalli”, tha ai.