TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Koronavirusi tashmë është përhapur gjerësisht nëpër botë, ku Italia një ndërvendet fqinje ka arritur numrin më të lartë të viktimave dhe të sëmurëve nga ky virus.
Sigurisht që gjendja e koronavirusit ka krijuar panik tek qytetarët si dhe ka ndikuar jashtëzakonisht shumë në jetën e tyre, teksa janë të detyruar të qëndrojnë të izoluar për shkak të koronavirusit.
Ndërkohë që kryeministri Conte njoftoi mbylljen e shkollave deri më 15 mars, fëmijët janë të detyruar të qëndrojnë të bllokuar në shtëpi që të mbajnë larg infeksionin e koronavirusit.
E së fundmi në mediat italiane është publikuar letra e një djali të vogël italian i cili ka krijuar një vjershë për koronavirusin.Vjersha e tij ka prekur shumë çdo kënd që e ka lexuar, ku në pak minuta ajo është bërë virale.
I mituri teksa ka vijuar detyrat online që i ka dërguar mësuesja e tij, në vjershë ka shkruajtur se edhe pse virusi ka kurorë nuk është mbret, koronvirusi nuk do ta mposhtë Italinë.
Vargjet e vogëlushit:
“Mjafton një teshtimë
dhe të gjithë ikin,
një puthje apo
një përkëdhelje dhe
drejt e në farmaci.
Ata ju quajnë
një kurorë,
por nuk jeni mbret.
Jeni një virus
mendjemadh që
nuk vlen shumë”
Na thanë se në Sardenjë nuk do të vijë
dhe përkundrazi, ju jeni këtu!
Jemi pak të frikësuar, por ndoshta nuk e dini
se ne do të luftojmë derisa të zhdukeni
Dhe pse nuk janë karnavalet ne duhet të vëmë maskë.
Ne mendojmë për higjienën, i lajmë duart dhe gjithashtu përpiqemi të qëndrojmë larg.
Ne po bëjmë gjithçka që të mos kapemi dhe ju, virus, nuk do të mund të na infektoni.
Italia jonë do të shpëtojë dhe do të jetë një fund i lumtur.