AKTUALITET, 15 Shtator 2020, 15:23

Nëntë viktima dhe 98 raste të reja me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut

Nëntë viktima dhe 98 raste të reja me COVID-19 në

Në 24 orët e fundit në Maqedoninë e Veriut janë shënuar nëntë viktima nga koronavirusi.

Ministria e Shëndetësisë njoftoi se nga realizimi i 1404 testeve për COVID-19, rezultuan pozitiv 98 raste.

Ndërkohë 101 pacientë kanë fituar betejën me koronavirusin.

Sakaq numri i përgjithshëm i të infektuarve që nga fillimi i pandemisë ka arritur në 15.925, ndërsa 661 pacientë kanë humbur jetën .