AKTUALITET, 15 Janar 2021, 14:57

Replikat për përmbytjet, Kryemadhi: Një qeverisje e paaftë di vetëm të justifikohet

Replikat për përmbytjet, Kryemadhi: Një qeverisje e paaftë
Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi është përfshirë në debatin e fundit mes kryeministrit Rama dhe kryedemokratit Basha në lidhje me përmbytjet që kanë përfshirë ditët e fundit vendin tonë. Kryemadhi, përmes një postimi në rrjetet sociale, shkruan se se një qeveri e paaftë di vetëm të justifikohet. “Një qeverisje e paaftë di vetëm të justifikohet kur qytetarët kërkojnë llogari. Këtë gjë bëri qeveria edhe sot. Përmbytjet janë përgjegjësi e kryeministrit dhe pasojat e rënda financiare nga krizat që vendi është përballur janë përgjegjësi e keqqeverisjes së tij. Rilindja i shërben vetëm oligarkëve dhe jo qytetarëve, ndaj vetë Rama është kthyer sot në një krizë për vendin. Njerëzit nuk duan batuta, koha po mbaron. Edhe 100 ditë për ndryshimin! 25 prill 2021”, shkruan Kryemadhi.

Një qeverisje e paaftë di vetëm të justifikohet kur qytetarët kërkojnë llogari. Këtë gjë bëri qeveria edhe sot....

Posted by Monika Kryemadhi on Friday, January 15, 2021