TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kryeministri Edi Rama ka parë nga afër dëmet në fshatin Bubq në Krujë.
Gjatë takimeve me banorët, ata i janë ankuar kryeministrit për mungesën e çadrave dhe vëmendjes për ta. Nuk kanë munguar as batutat e tij me të pranishmit.
Replikat e plota:
Banori: O ti lali, kemi 3 ditë jashtë ne.
Rama: Ne jemi këtu
Banorja 2: Zoti kryeministër shkoj e vij në spital, na duhet çadër
Rama: O zemër, o zemër, ti edhe të jesh si kokrra e mollës, duhet të jesh brenda. Eja pra në hotel, nëse je në shtëpi dhe s’ke punë, eja të sjell doktorin unë tek dhoma.
Banorja 2: Në hotel s’vij dot
Banori 3: Zoti kryeministër, këlyshët e tu prishin gjithçka
Rama: Jo jo, më dëgjo pak
Banori 3: Ata, ata këlyshë e kanë fajin, se nuk të lenë ty të punosh, se ti je adapt për atë punë
Rama: Kam dy djem, një 30 një të vogël, ke ndonjë vërejtje për ta? Ata janë këlyshët e mi, s’kam këlyshë të tjerë
Banori 3: Ata e kanë fajin, ti je adapt, s’ke ç’bën ti se ty nuk të lenë. Je adapt.
Rama: Monstra e rrugëve mos mi hidhni mua. Ata janë përgjegjës për veten e tyre, unë kur i kap, e di vetë ç’a bëj. Mua mos më thuaj më këlyshët e mi.
51 viktima, 913 të plagosur, 34 në spitalin në spitalin e Traumës, 3 të tjerë për mjekim jashtë vendit dhe 47 të shpëtuar.
Ky është bilanci i tërmetit të 26 nëntorit, i cili rezultoi tragjik. Paraditen e sotme humbi jetën Xhesika Biqiku në spitalin e Traumës, pasi kishte 3 ditë në gjendje kome dhe kjo është viktima e parë e shënuar në Tiranë.