SPORT, 7 November 2026, 21:20

Renditja/ Partizani fiton, por mbetet në fund të tabelës! Vetëm 4 pikë diferencë mes vendit të fundit dhe të pestë, ja si ndryshon Superiorja pas 3 ndeshjeve

Renditja/ Partizani fiton, por mbetet në fund të tabelës!

Kampionati shqiptar i futbollit po bëhet gjithnjë e më i paparashikueshëm, veçanërisht në pjesën e poshtme të tabelës, ku gara për mbijetesë po merr gjithnjë e më shumë emocione.

Rezultatet e tri ndeshjeve të zhvilluara sot kanë ngushtuar ndjeshëm diferencat mes skuadrave, duke e bërë edhe më të fortë konkurrencën për të shmangur zonën e fundit të renditjes.

Fitoret e Partizanit dhe Vllaznisë, si dhe triumfi i Tiranës ndaj Teutës, kanë sjellë ndryshime të rëndësishme në klasifikim. Aktualisht, vetëm katër pikë ndajnë skuadrën që mban vendin e fundit nga ajo që renditet në vendin e pestë.

Edhe Vora, e cila pozicionohet në vendin e gjashtë, nuk gëzon një avantazh të konsiderueshëm, pasi diferenca me Partizanin, që ndodhet në fund të tabelës, është vetëm dy pikë.

Java e 11-të e kampionatit do të mbyllet nesër me dy përballjet Dinamo-Skënderbeu dhe Egnatia-Vora. Rezultatet e këtyre takimeve mund të sjellin ndryshime të tjera në renditje dhe ta bëjnë edhe më të ngushtë garën në Superiore.

Renditja/ Partizani fiton, por mbetet në fund të tabelës!