TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Toto Volf ka shpjeguar arsyen pse Xhorxh Rasëll mungoi në prononcimet për mediat pas Çmimit të Madh të Meksiko Sitit, duke pranuar se piloti britanik i Mercdesit po përjeton një nga momentet më të vështira të karrierës së tij.
Rasëll, i cili në fi llim të sezonit shihej si favoriti kryesor për titullin, është lënë në hije nga shoku i skuadrës, Kimi Antoneli, që me nëntë fi tore ka siguruar kampionatin në sezonin e tij të dytë në F1.
Pas garës, Rasëll e përgëzoi Antonelin për triumfi n, por më pas u largua nga pista pa përmbushur detyrimet mediatike. Për këtë mungesë, Mercedes u gjobit me 5 mijë euro nga FIA.
“E njoh Xhorxhin prej shumë kohësh dhe e di se për një sportist, veçanërisht për një pilot garash, ky është një moment katastrofi k. Fakti që nuk mori pjesë në intervistat për mediat dhe u largua nga pista është plotësisht i kuptueshëm”, deklaroi shefi i Mercedesit, Toto Volf.