TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Futbollisti Anis Mehmeti ka reaguar pas lajmeve që qarkulluan lidhur me mosgrumbullimin e tij në Kombëtaren shqiptare, duke hedhur poshtë pretendimet se kishte fshirë postimet me fanellën kuqezi për shkak se nuk ishte përfshirë në listën e fundit të lojtarëve të thirrur.
Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Mehmeti i ka cilësuar këto pretendime si plotësisht të pavërteta, duke theksuar se përfaqësimi i Shqipërisë ka qenë dhe mbetet një krenari e veçantë për të.
“Dua të sqaroj disa lajme që po qarkullojnë së fundmi në lidhje me mua dhe Kombëtaren shqiptare. Pretendimet se kam fshirë postimet me fanellën e Kombëtares për shkak të mosgrumbullimit të fundit janë plotësisht të pavërteta”, shkruan futbollisti.
Më tej, Mehmeti ka ritheksuar përkushtimin e tij ndaj përfaqësueses kuqezi, duke u shprehur se mbetet i gatshëm të kontribuojë për Kombëtaren sa herë që t'i jepet mundësia për t'u rikthyer në të ardhmen.
“Përfaqësimi i Shqipërisë ka qenë dhe mbetet gjithmonë një krenari e veçantë për mua. Jam plotësisht i përkushtuar ndaj Kombëtares dhe do të jem gjithmonë i gatshëm sa herë që të më jepet mundësia ta përfaqësoj në të ardhmen”, përfundon reagimi i tij.
