TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Irani duket se nuk do të rimbyllet për herë të dytë pavarësisht rritjes së rasteve të reja me COVID-19.
Presidenti iranian, Hassan Rouhani ka thënë se vendi nuk e përballon dot ekonomikisht një mbyllje të dytë prandaj me të gjitha gjasat pandemia do të lihet në dorë të zbatimit të masave të COVID-19.
Irani duket se po përjeton një valë të dytë të COVID-19 pasi në shkurt-mars ishte një nga vendet më të prekura, por në prill rastet filluan të uleshin.
Të enjten u shënua rekordi prej 221 viktimash në COVID-19 brenda një ditë teksa në total janë 12 mijë e 400 të vdekur prej fillimit të pandemisë.