TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Brazili ka raportuar një numër rekord të infektuarish në vetëm një ditë të mërkurën. Në të njëjtën ditë kur një nga zyrtarët më të lartë të vendit njoftoi se epidemia e koronavirusit ishte nën kontroll, Brazili konfirmoi 34,918 të infektuar.
Vendi i Amerikës Latine është tashmë vendi i dytë në botë më i prekur nga koronavirusi pas SHBA-ve ku numërohen mbi 2 milionë të infektuar dhe 119,158 víktima. Sa i përket Brazilit, ekspertët druhen se shifrat reale mund të jenë akoma më të larta.
Po ashtu, autoritetet e Shëndetësisë në vend njoftuan se në 24 orë u regjistruan edhe 1,282 víktima si shkak i koronavirusit.
Të martën, Wlter Braga Netto, kreu i zyrës së shefit të shtabit të presidentit, e njohur si Casa Civil, dhe një nga zyrtarët e lartë që merren me krizën, u shpreh që situata ishte nën kontroll.
“Nuk ka krizë, ne bashkohemi me dhimbjen e familjeve, por është e menaxhueshme,” u shpreh Braga Netto, gjatë një uebinari të mbajtur nga Shoqata Tregtare e Rio de Janeiro.