TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Lajmi më i rëndësishëm i ditës së sotme, na vjen nga deputeti Kujtim Gjuzi, i cili deklaron se ka biseduar për rreth një orë me kryetarin e Kuvendit, Gramoz Ruçin. Gjuzi kërkon ndryshim në Kodin Zgjedhor, pa shpjeguar çfarë ndryshimi kërkon, përndryshe ai dhe disa opozitarë të tjerë, do të përplaset në Kuvend.
Mendohet se zoti Ruçi, pas dëgjoi Gjuzin për rreth një orë dhe pas kësaj deklarate të frikshme, po konsideron seriozisht që t’i kërkojë Presidentit, mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare, për të ndalur këtë rebelim të Kujtim Gjuzit dhe Selami Jenishehrit.
Ja postimi i Gjuzit, ku sqarohen kërkesat:
INFO E FUNDIT KONSERVATORE
SOT I'U BE E QARTE ME NJE BASHKEBISEDIM KRYETARIT TE KUVENDIT ZOTIT GRAMOZ RUCI NE NJE TAKIM 60' MINUTA NE SALLEN QENDRORE NE AMBIENTET E KRYESISE SE KUVENDIT SE:
OSE NDRYSHON KODI ZGJEDHOR OSE GATI NJE PERPLASJE E MADHE PARASHIKOHET NE SALLAT JO VETEM TE SEANCAVE PLENARE
MOSBINDJA CIVILE ASHT NJE GJASE SHUME E VOGEL ME ATE QE KONSERVATORET I THANE ZOTIT RUCI
DEPUTET NE TAKIM
Av. ZEF SHTJEFNI
VASIL STERIOVSKI
Av. KRENAR RYCI
Msr. Matematike. SELAMI JENISHEHRI
Msr. Ec. KUJTIM GJUZI