TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Në 24 orët e fundit në Shqipëri janë shënuar 301 raste me koronavirus, katër viktima dhe 58 të shëruar. Në krahasim me ditën e djeshme, sot janë bërë më pak testime, 1407, teksa dje ishin 1413, ndërsa janë shënuar më shumë raste, si asnjëherë tjetër më parë 301 brenda 24 orëve.
Po ashtu sot kemi një viktimë më shumë se dje. Në 24 orët e fundit, me gjithë përpjekjet e mjekëve, fatkeqësisht e kanë humbur betejën me COVID19, një 56-vjeçare nga Fieri, një 60-vjeçare nga Lezha, një 69-vjeçare nga Tirana dhe një 73-vjeçar nga Korça.
Ndërkohë që janë shëruar 58 qytetarë (dje ishin 96 qytetarë), duke e çuar në 10225 numrin e të shëruarve në vend që prej fillimit të epidemisë. Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 255 pacientë, 22 në terapi intensive nga të cilët pesë pacientë janë të intubuar.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet me një thirrje secilit prej jush: “Tregoni kujdes me respektimin e rregullave sepse shkujdesja e vërejtur favorizon përhapjen e virusit, i cili po prek çdo moshë, pa dallim.
Përdoreni maskën kudo në ambientet jashtë shtëpisë, ruani distancën dhe kujdesuni për higjienën. Kontaktoni me mjekun e familjes ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin 127 nëse dyshoni se ju apo një i afërmi juaj është i prekur nga COVID19.
Telefononi në linjën e gjelbër falas 0800 40 40 për të kontaktuar mjekun e familjes, për sherbim psikologjik te specializuar dhe të sigurt si dhe për çdo informacion tjetër rreth COVID19”.
Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki:
144 raste në Tiranë, 30 raste në Korçë,
27 raste në Fier, 26 raste në Vlorë,
12 raste në Berat, 10 raste në Elbasan,
7 raste në Durrës, 6 raste në Gramsh,
5 raste në Patos, 4 raste në Kavajë, 3 raste në Dibër, Roskovec,
2 raste në Shkodër, Devoll, Has, Mallakastër, Sarandë, Tepelenë, Klos, Skrapar, Ura, Vajgurore.
1 ras në Krujë, Kamëz, Gjirokastër, Pogradec, Bulqizë, Memaliaj.
COVID-19 – Statistika (20 Tetor 2020)
Raste të reja ditore 301
Të shëruar ne 24 orë 58
Humbje jete në 24 orë 4
Testime ditore 1407
Testime totale 1515782
Raste pozitive 17651
Raste të shëruara 10225
Raste Aktive 6968
Humbje jete 458
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 3430
Durrës 700
Shkodër 473
Fier 444
Korçë 432
Lezhë 349
Elbasan 293
Vlorë 270
Berat 215
Kukës 176
Dibër 91
Gjirokastër 86