AKTUALITET, 20 Tetor 2020, 15:17

130 raste të reja me Covid në Kosovë, humb jetën një person

130 raste të reja me Covid në Kosovë, humb jetën një

Shifra të larta të infektuarish janë konfirmuar gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë. Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik bën të ditur se gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratorët privatë me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 818 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 130 raste pozitive.

Ndërkohë në orët e fundit si pasojë e koronavirusit ka humbur jetën një person duke e çuar në 657 nurmin e viktimave.

Ndërkohë nga fillimi i pandemisë e deri më tani numri i të infektuarve me Covid është 17.139 raste nga 81.704 persona të dyshimtë.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 71 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 14.787 raste, kurse numri i rasteve aktive është 1.695.

Rastet pozitive janë nga komuna Prishtinë 52 raste, komuna Gjilan 16 raste, komuna Mitrovicë 8 raste, komuna Podujevë 8 raste, komuna Prizren 6 raste, komuna Dragash 5 raste, komuna Fushë Kosovë 5 raste, komuna Gjakovë 5 raste, komuna Pejë 4 raste, komuna Vushtrri 4 raste, komuna Deçan 3 raste, komuna Ferizaj 3 raste, komuna Malishevë 3 raste, komuna Obiliq 2 raste, komuna Viti 2 raste dhe me nga një rast komunat Istog, Lipjan, Skenderaj dhe Suharekë.