TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Vala e dytë e koronavirusit ka pushtuar tashmë Europën dhe vendet janë duke marrë masa të forta për përballimin e situatës.
Kështu, Turqia ka njoftuar se do të mbyllen pas orës 22:00 një mori shërbimesh ndaj qytetarëve në sektorë që konsiderohen me rrezik të lartë për shpërndarjen e koronavirusit.
Presidenti Erdogan njoftoi se përbeç shërbimit katering, do të mbyllen pas orës 22:00 të gjitha lokalet, restorantet, pishinat, hamamet, sallonet e bukurisë, kalçetot dhe kinematë.
Turqia pati një rritje të beftë të rasteve pozitive me koronavirus duke shënuar më shumë se 2 300 të tilla gjatë ditës së djeshme, ndërsa numri i të vdekurve arriti në 76 brenda ditës.