TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Partia Demokratike thotë se kryeministri Edi Rama po kopjon keq programin e saj për ekonominë. Këshilltari për ekonominë në PD, Dorian Teliti ka publikuar një video që sipas tij tregon se si Rama dështoi me aksionin për vendosjen e kasave fiskale. Në videon e publikuar Rama kërcënonte bizneset në 2015-ën me sekuestrim të mallit dhe arrestim, por tashmë e ka harruar këtë aksion dhe sipas Telitit ka marrë detaje nga plani i PD.
“Iku kasa bashkë me inspektorët! Po për çfarë do i duhen tani kasat e tenderuara? Thjesht për të mbush xhepat me vjedhjen e radhës! Sa për biznesin e vogël, atë e ka shkatërruar totalisht! KUJDES! Kjo është fytyra e gënjeshtarit kronik! Ky është ai që për shtatë vjet ka shkelur mbi mundin dhe djersën e shqiptarëve të ndershëm që punojnë çdo ditë. Koha ta largojmë të keqen po afron!” – thotë Teliti.