TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Tjetër takim po zhvillohet në rezidencën e Ambasadës së SHBA-ve në lidhje me reformën zgjedhore.
Ky është takimi i dytë i ditës së sotme që anëtarët e Këshillit Politik janë duke zhvilluar me ambasadoren e SHBA, atë të BE-së, Ambasadorin Britanik dhe përfaqësues të tjerë.
Në takim janë Damian Gjiknuri nga mazhoranca, Oerd Bylykbashi dhe Petrit Vasili nga opozita dhe Rudina Hajdari.
Takimi i parë u zhvillua gjatë paradites.
Pas përfundimit dy anëtarët e opozitës kanë zhvilluar një takim me kreun e PD-së Lulzim Basha.
Pas këtij takimi, ka nisur dhe takimi tjetër në rezidencën e ambasadës së SHBA.