AKTUALITET, 21 Shtator 2021, 15:12

COVID-19 në Kosovë, shtatë viktima dhe 173 të infektuar në 24 orët e fundit

COVID-19 në Kosovë, shtatë viktima dhe 173 të infektuar

Ministria e Shëndetësisë në Kosovë ka publikuar të dhënat e fundit të ecurisë së COVID-19 atje.

Në njoftimin zyrtar, saktësohet se gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 173 persona të infektuar me virusin.

Nga ana tjetër, për fat të keq, nuk e kanë fituar betejën me sëmundjen shtatë qytetarë.

Lajmi i mirë është se janë shpallur si të shëruar 1.434 qytetarë, ndërsa numri total i rasteve aktive është 7635.