SPORT, 16 Gusht 2021, 14:14

Real Madrid i beson verbërisht portierit Courtois, rinovon për pesë vite të tjera me të

Real Madrid i beson verbërisht portierit Courtois, rinovon për
Real Madrid ka rinovuar kontratën me Thibaut Courtois deri në vitin 2026. Madrilenët blindojnë kështu portën për pesë sezonet e ardhshme duke vepruar me zgjuarsi, pasi Courtois është një nga portierët më të mirë në qarkullim. Belgu u transferua në Madrid në verën e vitit 2018 nga skuadra e Chelsea dhe është titullar i padiskutueshëm në formacion. Me largimin e Varane dhe Ramos, madrilenët arrijnë të mbajnë në skuadër një ndër shtyllat kryesore të skuadrës. Lajmin e bëri të ditur vetë zyrtare e Real Madridit me anë të një postimi në “Twitter”. Më herët Courtois është aktivizuar me Atletico Madrid, por tashmë ajo është një histori e harruar prej tij.