TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Gazetari Muhamed Veliu, ka qenë i ftuar në emisionin "Open", ku ka patur një përplasje me gazetarin Enton Abilekaj, lidhur me një çështje që është hapur në Shqipëri, për kohën kur Lulzim Basha punonte për Tribunalin për Krimet në Ish Jugosllavi.
Një dëshmitar deklaron se i ka dhënë një kasetë të masakrës së Krushës, Lulzim Bashës, por Enton Abilekaj paraqiti faktet se ka një mospërputhje datash pasi gjatë kohës të cilës dëshmitari i referohet, nuk ka patur një hetim nga UNMIK dhe Basha nuk mund të ketë qenë në Kosovë.
Kaq është dashur, që gazetari Muhamed Veliu, të nisë të kërkojë urgjentisht faktet për të kundërtën. Për të mbështetur këtë version, Muhamed Veliu i'u referua as më shumë dhe as më pak, faqes së njohur nga të gjithë shqiptarët, veçanërisht studentët hallexhinj që i shkruajnë disertacionet në minutat e fundit, "Wikipedia".
"Ja ku e keni me fakte, në Wikipedia", deklaroi Met Veliu, duke harruar se Wikipedia është një faqe online, ku gjithëkush mund të shkruajë çfarë të dojë.
Megjithatë edhe këtij "fakti" në Wikipedia, gazetari Met Veliu, i'u referua gabim, sepse aty nuk thuhet se Lulzim Basha ka qenë në Kosovë në vitin 1998, por thuhet se Basha ka punuar në" Tribunalin Ndërkombëtar për Krimet në ish Jugosllavi, për krimet e luftës të kryera nga forcat Serbe në Kosovë (1998-1999)". Pra i referohet kohës kur janë kryer krimet dhe jo kohës kur ka qenë Basha në Kosovë.
Megjithatë, përtej analizës së gjërave që shkruhen në Wikipedia, që nuk ka asnjë vlerë, është interesant fakti, që gazetari Muhamed Veliu, e bën këtë gabim, së pari sepse ai flet anglisht mjaft mirë dhe e kupton materialin dhe së dyti, për faktin se si gazetar shumë i pavarur dhe serioz që është, nuk duhet t'i referohet Wikipedias, ku njerëzit shkruajnë ç'ti vijë për mbarë.
/TPZ.al/