TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Aleks Soros, djali i miliarderit amerikan, Xhorxh Soros, është takuar në Ohër të Maqedonisë së Veriut me kryeministrin shqiptar Edi Rama.
Për këtë takim shkruajnë edhe mediat maqedonase. Sipas tyre përveç se me Ramën, Aleks Soros është takuar edhe me Zoran Zaev dhe Presidentin maqedonas Stevo Pendarovski.
‘Republika.mk’ ka siguruar edhe foto të Sorosit duke zbritur nga avioni i tij privat, i shoqëruar nga roje të shumta.
“Republika ka mësuar se trajtimi VIP ishte menduar për Aleksandër Soros, djalin e multimiliarderit të majtë Xhorxh Soros, i cili po takon kryeministrin Zoran Zaev dhe Presidentin Stevo Pendarovski. Ka shumë të ngjarë që vizita në Ohër të përdoret edhe për takime me kryeministrin shqiptar Edi Rama, i cili është gjithashtu afër rrjetit, pasi ish-bashkëshortja e tij Delina Fico ka punuar në projekte të profileve të larta të financuara nga Soros. Presidenti serb Aleksandar Vucic po merr pjesë gjithashtu në samitin në Ohër", thuhet ndër të tjera në shkrim.
