AKTUALITET, 10 Nëntor 2019, 13:38

Del për peshkim në Lagunën e Karavastasë, gjendet i vdekur 45 vjeçari. Policia tregon çfarë ndodhi

Del për peshkim në Lagunën e Karavastasë, gjendet i vdekur


Një peshkatar ka gjetur vdekjen natën e shkuar në lagunën e Karavastasë.

Policia lokale bën me dije se viktima është shtetasi me iniciale A.SH, banues në Divjakë.

Njoftimi:

Në orët e para të mëngjesit, në Lagunën e Karavastasë është gjetur pa shenja jete shtetasi A.Sh, 46 vjeç, banues në Divjakë.

Nga veprimet e para hetimore rezulton se ky shtetas ka qenë duke peshkuar me varkë në lagunën e Karavastasë dhe gjatë natës dyshohet të jetë goditur nga një shkarkesë elektrike (rrufe).

Po kryhen veprimet procedurale dhe hetimore për zbardhjen e plotë të ngjarjes.