AKTUALITET, 11 Mars 2020, 20:05

Rama sulmon Sonila Meçon: U mblodhën një tufë gazetarësh dhe morën në telefon 127-tën për gallatë

Rama sulmon Sonila Meçon: U mblodhën një tufë
Kryeministri Edi Rama, ka sulmuar gazetaren Sonila Meço, duke thënë se ajo mori live në telefon 127-tën, linjën ku telefonojnë personat që kanë simptoma të ngjashme me koronavirusin, për të provuar nëse linja funksiononte, duke e quajtur këtë gjë "gallatë". Rama tha se nuk i sheh emisionet, por e kanë informuar për këtë ngjarje. “Unë kam vite që nuk ulem në darkë të shoh debatet në televizione. Si mund të mblidhen një tufë gazetarësh aty në studio, të bëjnë debat për koronavirusin dhe të provojnë 127? Për provë? Pse për çfarë është 127, për gallatë?”- tha kryeministri.

Në fakt, Sonila Meço mbrëmjen e djeshme telefonoi numrin 127, për të provuar nëse linja funksionon, pas disa pretendimeve të qytetarëve se ajo nuk punon. Meço tentoi të bëjë detyrën si gazetare dhe e bllokoi linjën për fare pak sekonda. Këtë gjë, Rama e konsideroi sot "një gallatë".

/TPZ.al/