AKTUALITET, 11 Mars 2020, 19:26

Kishin kontakt me 73-vjeçaren e ndjerë me koronavirus,Manastirliu:Asnjë nga personeli shëndetësor nuk është i infektuar

Kishin kontakt me 73-vjeçaren e ndjerë me


Në një kohë kur u morën rreth 50 mostra për analiza të stafit mjekësor të spitalit të Durrësit, pas vdekjes së 73-vjeçares nga koronavirusi, rezultatet kanë dalë negative. Ka qenë vet ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastilriu ajo që ka bërë të ditur këtë lajm.

“Dua të njoftoj se të gjitha testimet, e mjekëve dhe infermierëve kanë rezultuar negative. Kjo do të thotë se mjekët dhe infermiert kanë punuar me udhëzimet e MSH dhe të OBSH-së”, tha Manastirliu.