AKTUALITET, 25 Korrik 2021, 12:34

Rama reagon për aksidentin tragjik me 10 viktima: Çfarë fatkeqësie pikëlluese

Rama reagon për aksidentin tragjik me 10 viktima: Çfarë
Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka reaguar për aksidentin tragjik në Kroaci, ku 10 shqiptarë nga Kosova humbën jetën rrugës duke u kthyer nga Gjermania në Prishtinë, pasi autobusi doli nga rruga. “Çfarë fatkeqësie pikëlluese lajmi nga Kroacia për humbje jetësh të vëllezërve e motrave nga Kosova. Lutem që të plagosurit rëndë t’ia dalin dhe ngushëllime vëllazërore familjeve të viktimave” shkruan Rama. Më herët ishte Lulzim Basha dhe ministrja e Jashtme Olta Xhaçka që ngushëlluan familjet e viktimave. Kryeministri Albin Kurti njoftoi se Ministri i Brendshëm i Kosovës po niset për në Kroaci, në vendin ku u regjistrua aksidenti fatal, po ashtu edhe ambasadori në Zagreb.