AKTUALITET, 24 Qershor 2019, 18:58

Rama pritet me protesta në Durrës

Rama pritet me protesta në Durrës

Mbështetës të Partisë Demokratike kanë dalë në këto momente në rrugë, për t’i bllokuar rrugën Edi Ramës, që pritet të mbajë një miting elektoral në qytet gjatë orëve të pasdites.

Me thirrjet ‘Rama ik” qytetarë dhe simpatizantë të Partisë Demokratike kanë bllokuar hyrjen kryesore të autostradësn Tiranë-Durrës.

Sipas informacioneve ende jo zyrtare, Rama pritet të ketë edhe një takim elektoral në Kavajë ku edhe aty do të pritet me protesta.