TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kryeministri Edi Rama ka mbledhur ditën e sotme rreth orës 16:00 në selinë rozë drejtuesit politikë të qarqeve.
Brenda 10 ditëve kjo është mbledhja e 3-të që Rama organizon me drejtuesit politikë. Takimi po mbahet në kuadër të organizimit të zgjedhjeve. Rama do të japë porosi në këtë takim kryesisht në lidhje me shërbimet ndaj qytetarëve.
Dy mbledhjet e para u organizuan më 9 shtator dhe 14 shtator.
Në atë të dytën u evidentua se drejtuesit politikë të PS në Veri po hasnin problematika, kurse ata në jug paraqiteshin më mirë.
Rama e ka bërë të qartë në PS se kërkon 74 mandate në zgjedhjet e 25 prillit që do i siguronin mandatin e tretë radhazi.